“Ju myslimanët duhet të vdisni”

Në Shtetet e Bashkuara një 71 vjeçar, u akuzua të dielën për vrasje dhe me bazë urrjetjen nën dyshimet se qëlloi me thikë mbi 20 herë herë një grua myslimane dhe djalin e saj 6-vjeçar, të cilët jetonin me qera në banesën e tij. Autoritetet e lidhën sulmin me luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Fëmija, që ishte goditur me thikë 26 herë, humbi jetën në spital, ndërsa nëna e tij 32-vjeçare, pritet t’i mbijetojë sulmit “të tmerrshëm” të së shtunës, sipas një deklarate të zyrës së sherifit të kontesë Uill të shtetit Ilinois.

Ky akt i tmerrshëm urrejtjeje nuk ka vend në Amerikë dhe bie ndesh me vlerat tona themelore”, thuhej në deklaratën e presidentit Biden.

Si amerikanë, ne duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e fanatizmit dhe urrejtjes. E kam thënë vazhdimisht se nuk do të hesht përballë urrejtjes. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se në Amerikë nuk ka vend për urrejtje kundër askujt”, shtoi ai.

Autoritetet kanë arritur në përfundimin se të dy viktimat e këtij sulmi brutal u vunë në shënjestër nga i dyshuari për shkak se ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme mes Hamasit dhe Izraelit”, thuhej në deklaratën e policisë.l, pra rasti në fjalë nuk u kualifikua si akt terrorist!

Autoritetet thanë se nëna e fëmijës kishte arritur të telefononte numrin e policisë për raste urgjencash (911) ndërsa përballej me 71-vjeçarin Joseph Czuba.

Policët i gjetën dy viktima brenda banesën në një dhomë gjumi. Ata kishin marrë plagë të shumta me thikë në pjesë të ndryshme të trupit“, thuhej në deklaratën e sherifit.

Leave a Reply