Kadri Veseli: Presidentja t’i ftojë liderët në tryezën e dialogut

Kadri Veseli ka bërë thirrje që Presidentja t’i thërras palët për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. 

Ai përmes një letre, thotë se “Kërcenimi me zgjedhje nuk është opsion, sepse do të krijonim precedan, por dialogu është obligim i të gjithë neve.”

Kjo është letra e plotë e kryeparlamentarit Veseli:

“Është e domosdoshme qe të gjendet një zgjidhje politike për të kaluar këto sfida dhe për ta orientuar vendin drejt zhvillimit ekonomik. Është obligim Kushtetues, por edhe moral para qytetareve, që të kalohet kjo situatë. Po dëmtohemi si brenda ashtu edhe jashtë. Derisa ne po e vazhdojmë konfliktin e brendshëm ne arenën ndërkombëtare po dëmtohemi. Presidentja e vendit duhet ti thërras palët ne një tryeze te dialogut. Ky është obligim Kushtetues i saj dhe palët duhet te përgjigjen. Kërcënimi me zgjedhje nuk është opsion, sepse do te krijonim precedent, por dialogu është obligim i te gjithë neve.Cdo zgjidhje duhet të ndodhë mbi bazën e respektimit të kushtetutes dhe legjimitetit të dhënë nga qytetarët.”

Leave a Reply