Kalorësia e Sanço Panços! Po kush është Don Kishoti?

Kush po e trimëron Shaqir Fetain në degradimin e Institucionit të vetëm fetar islam në RMV dhe në deinstitucionalizimin e jetës fetare islame! Veprimtaria e Shaqir Fetait është aq e ulët, aq populliste, aq naive sa, nën këtë nivel poshtërues bijnë vetëm marionetat e tij që i shërbejnë duke qenë të shantazhuar. Turp e mëkat

Nga Halid Sadiku

A e mbani mend se kush ishte BFI-ja deri para dy viteve e kush është sot! Kush e drejtonte deri para dy viteve e kush po e drejton sot! A e mbani mend se si BFI-ja ishte Institucion me peshën e “shtetit në shtet”, ndërsa sot duket si një subjekt në grahmën e vet të fundit, që po jep shpirt nga injektimet e përditshme me antiislam e antishqiptari që po i injekton Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai pati detyrë për t’ia gulur thikën pas shpine ish-reisul ulemasë, ndërsa pati urdhër që mos t’i prekë dhe të bashkëpunojë ngusht me bashkëpunëtorët e ish-reisit! A ju kujtohen pamjet kur, pas çdo deklarate të ish-reisit, bashkëpunëtorët e tij, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetain servil, i qëndronin mbrapa si “ushtarë besnikë”, madje edhe duke i duartrokitur për ndonjë shprehje patriotike që e thonte pa u trembur ish-reisi e që nuk guxonin ta thoshin bashkëpunëtorët e tij.
Bashkëpunëtrët e ish-reisit “u amnistuan”, sepse dulën besnik të “urdhërit” i cili i tuboi brenda natës dhe i urdhëroi që të gjithë tash e tutje t’i rrinë mbrapa Shaqir Fetait! Pse Shaqir Fetait? Sepse ky ishte i radhës më të lartë të “urdhërit” – “nxënës” me nofkën ORAO i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit! Vetëm Shaqir Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij do të mund që Bashkësinë Islame ta orientojnë kah interesat ruse ndërsa, të bëjnë përpjekje që drejt këtij interesi antikombëtar ta involvojnë edhe partinë më me ndikim te shqiptarët në RMV!
Këta bashkëpunëtorë të ish-reisit dhe tani të Shaqir Fetait, këtij instalacioni të shërbimeve antiislame në krye të BFI-së, a do të mund të amnistohen edhe për herë të tretë?! T’i shërbejnë me kaq besnikëri Shaqir Fetait, të dokumentuar e të faktuar si njeri i lig, antifetar e antikombëtar, dhe, të shpresojnë në kohën kur do të amnistohen edhe një herë? Kurrë! Kanë vetëm një shans – të vetëamnistohen duke u penduar për angazhimin e tyre në shërbim të Shaqir Fetait e, përmes tij, në shërbim të UDB-së! Edhe udbashë edhe nëpunës të BFI-së? Ata janë shumë të vetëdishëm se kjo punë nuk mund të ndodhë asnjëherë! Ata, ngjashëm si kalorësia e San¬ço Panços janë përbetuar se do të jenë nën urdhërat e tij! Po kush është në këtë rast Don Kishoti që i jep urdhëra Sanço Panços (Shaqir Fetait)? Cili “Don Kishot” i tuboi brenda natës që t’ia kumtojnë shkarkimin ish-reisit, nëse jo i njëjti shërbim i përbashkët antikombëtar që i ka nën komandën e vet “të shenjtë”!
Cili është mëkati i tyre kaq i madh sa që të detyrohen e t’i përulen si robër Shaqir Fetait! Duhet të jenë më të zinjë se Shaqir Fetai, ndryshe, nëse janë pak fajtorë, nuk do të pranonin që edhe më tej të zhyten në lluc duke i tërhequr për hunde Shaqir Fetai si gjonë e gjallë!
Cilët janë kualitetet e Shaqir Fetait përveçse afinitetet e tij në thurrjen e intrigave, të tradhëtisë e të spiunimit! Këtij debili t’i qëndrohet gatitu dhe të qëndrojnë në shërbim të urdhërave të tij!
Të gjithë janë të mëkatshëm, të gjithë janë dallaverxhinjë, të gjithë kanë vjedhur, të gjithë kanë spiunuar, të gjithë kanë bërë pasuri duke e vjedhur vakëfin, madje ka prej atyreve që kanë marrur banesa, lokale nga firmat që ua kanë lënë në dispozicion tokat vakufore për të ndërtuar “gradaçela”, ka nga ata që janë pronarë të super makinave e të dhjetra banesave e lokaleve, ka nga ata që kanë shtuar pasurinë me kontrabandim të refugjatëve! Të gjitha me ndeshmëri e me një rrogë të nëpunësit të BFI-së ?!?
Këto krime i di Shaqir Fetai, tashmë i ka në duar dosjen e secilit bëshkëpunëtor të vet, ndaj dhe, kushdo që tenton të lëvizë, ua tundë para hundëve dosjet duke i shantazhuar! Dhe pastaj heshtin dhe, me heshtje, ia zgjasin jetën Shaqir Fetait në aktivitete antikombëtare e antifetare duke qëndruar në krye të BFI-së! A nuk janë këto fakte që duhet ta frikësojnë prej Allahut çdo bashkëunëtor të shantazhuar të Shaqir Fetait! A nuk është fakt i pamohueshëm ky që Shaqir Fetai ka mision për ta degraduar e për ta shkatërruar BFI-në! Kujt pastaj do t’i duhet një BFI e depersonalizuar, e defaktorizuar dhe e deinstitucionalizuar? Askujt! Të gjithë do të ikin prej saj të turpëruar e të mërzitur. Vetëm Shaqir Fetai do të jetë jashtëzakonisht i lumtur! Përgjegjësi para Allahut xh.sh. do të japin bashkëpunëtorët e tij edhe për “lumturinë” që ia kanë shtuar Shaqir Fetait!
Mbase para myslimanëve e xhematit do të thonë “po ne nuk e kemi ditur”, por ama para Allahut xh.sh. nuk mund ta thonë këtë! Para Tij vetëmsa mund të pendohen, të bëjnë teube dhe të kthehen në Rrugën e Tij! Ai e ka Mëshirën e Madhe!

 

Leave a Reply