Kanceri iu përhap në gjithë trupin, 56-vjeçarja ia del të shërohet plotësisht brenda pak muajve

56-vjeçarja Judy Perkins është shembulli më konkret se kanceri mund të luftohet dhe zhduket pavarësisht nga masa e përhapjes së tij në trup.

Judy u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2033. Pavarësisht se ajo e zbuloi sëmundjen në një fazë të hershme të saj dhe u trajtua menjëherë, kanceri iu rikthye pas një decade.

Këtë herë, Judy u diagnostikua me kancer të fazës së katërt, që do të thotë se sëmundja ishte përhapur në pjesët e tjera të trupit të saj, madje deri në mëlçi.

56-vjeçarja tregon për mediat britanike se onkologu i saj i kishte thënë se kishte vetëm 3 vite jetë. Ajo thotë se burri i saj bashkë me dy djemtë Chris dhe Charlie, asokohe vetëm 13 dhe 15 vjeç u tronditën nga gjendja e saj shëndetësore dhe fakti që mjekët s’po i jepnin asnjë shpresë.

Faza e katërt që konsiderohet më e rënda e sëmundjes së kancerit lidhet ngushtë me rrezikun e vdekshmërisë. Judi rrëfen se pasi kanceri iu rikthye në formën më të ashpër të tij, ajo nuk e humbi kurrsesi shpresën se një ditë do të shërohej.

Mjekët thonë se Judi iu nënshtrua një sërë kimioterapish sepse në trupin  e saj masat tumoriale ishin rritur shumë. Në mëlçinë  e saj tumori ishte në madhësinë e një topi tenisi. Ajo thotë se në atë kohë shpresat iu shuan dhe mendonte më shumë për vdekjen. Por ndodhi mrekullia, brenda 5 muajve Judi arriti të mundte kancerin. Ajo sot është shëndosh e mirë dhe më e rëndësishmja, krejtësisht e pastër nga kanceri.

Leave a Reply