Autoritetet malazeze kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine në Mojanovići, një fshat pranë Podgoricës. Mbi një ton lëndë narkotike është gjetur brenda një kamioni me banane, e ndarë në 1205 pako.
Policia e Malit të Zi ka arrestuar dy persona, 27 dhe 66 vjecc ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar anëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Autoritetet malazeze kishin informacion për dërgesën, por lejuan që kamioni të kalonte në portin e Tivarit, për të zbuluar destinacionin përfundimtar.
Operacioni “187” theu rekordin e vitit 2014, ku një sasi prej 250 kilogramësh drogë, e destinuar pwr nw Shqipwri, u sekuestrua në portin e Tivarit.
Zëvendës kryeministri i vendit, Dritan Abazovic në një postim në rrjetin social tëitter u shpreh se aksioni i jashtëzakonshëm vërteton mbajtjen e premtimeve duke shtuar se Mali i Zi nuk do të jetë një vend krimi.