Kapet 1 ton kokainë në Malin e Zi, sasia rekord e fshehur në kamionin me banane

Autoritetet malazeze kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine në Mojanovići, një fshat pranë Podgoricës. Mbi një ton lëndë narkotike është gjetur brenda një kamioni me banane, e ndarë në 1205 pako.

Policia e Malit të Zi  ka arrestuar dy persona, 27 dhe 66 vjecc ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar anëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Autoritetet malazeze kishin informacion për dërgesën, por lejuan që  kamioni të kalonte në portin e Tivarit, për të zbuluar destinacionin përfundimtar.

Operacioni “187” theu rekordin e vitit 2014, ku një sasi prej 250 kilogramësh drogë, e destinuar pwr nw Shqipwri, u sekuestrua në portin e Tivarit.

Zëvendës kryeministri i vendit, Dritan Abazovic në një postim në rrjetin social tëitter u shpreh se aksioni i jashtëzakonshëm vërteton mbajtjen e premtimeve duke shtuar se Mali i Zi nuk do të jetë një vend krimi.

Leave a Reply