Karabaku Malor – Armenia shkel edhe armëpushimin e tretë me Azerbajxhanin

Ushtria armene shkeli një armëpushim të ri të përkohshëm humanitar me Azerbajxhanin menjëherë pasi ai hyri në fuqi të hënën duke hapur zjarr mbi trupat dhe vendbanimet civile të Azerbajxhanit në rrethin Tartar.

“Në 08:05 të datës 26 tetor, forcat e armatosura armene shkelën armëpushimin e ri humanitar dhe hapën zjarr artilerie kundër njësive të ushtrisë azerbajxhanase të dislokuara në fshatin Safiyan të rrethit Lachin nga drejtimi i qytetit Lachin”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit përmes një komunikate në rrjetin social “Twitter”.

Gjithashtu Ministria theksoi se njësitë e ushtrisë së Azerbajxhanit po e respektonin armëpushimin plotësisht në të gjithë vijën e frontit.

Kurse ndihmëspresidenti azerbajxhanas, Hikmet Hajiyev, bëri me dije se ushtria armene filloi të hapë zjarr artilerie të rëndë mbi Tartarin dhe fshatrat e tij që prej orës 08:04.

Hajiyevi vuri në pah se përgjegjësia e shkeljes së armëpushimit të saposhpallur bie mbi Armeninë, e cila shkeli në mënyrë flagrante edhe armëpushimet e shpallura më parë në datat 10 e 18 tetor.

“E gjithë kjo tregon edhe një herë se Armenia gjoja mbështet armëpushimin humanitar dhe e përdor armëpushimin për të hapur zjarr mbi trupat dhe vendbanimet azerbajxhanase, për të mbledhur forca dhe për të fituar pozicione të reja. Qëllimi i Armenisë është të ruajë dhe forcojë statuskuonë e bazuar në pushtim. Pala azerbajxhanase është e kujdesshme. Informacionet mbi shkeljet e armëpushimit humanitar mblidhen dhe (me to) informohen vendet bashkëkryesuese të Grupit Minsk të OSBE-së. Armenia është përgjegjëse për shkeljet e armëpushimit”, u shpreh ai mes të tjerash.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit raportoi përmes një tjetër postimit në “Twitter” se ushtria armene ka hapur zjarr me artileri të rëndë e mortaja përgjatë tërë vijë së frontit dhe mbi njësitë e vendbanimet civile azerbajxhanase në kufirin ndërmjet dy shteteve.

“Forcat e armatosura armene vazhdojnë të shkelin armëpushimin e ri humanitar. Vendbanimet tona në drejtim të Fuzuli dhe Aghdam, si dhe pozicionet e njësive të ushtrisë azerbajxhanase në Tartar, Aghdam, Fuzuli, Lachin e Gubadli janë nën zjarrin e armikut. Territoret e rajoneve Tovuz, Gabaday dhe Dashkasan të Azerbajxhanit po rrihen me zjarr armik nga territoret e rajoneve Baird, Chambarak dhe Vardenis të Armenisë.”

Rikujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të dielën se Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord për një armëpushimi humanitar të përkohshëm në Karabakun Malor, i cili hyri në fuqi sot (26 tetor), në orën 08:00 me kohën lokale.

Leave a Reply