Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë në lidhje me Kashmirin është acaruar nga dita në ditë.
Për të kërkuar zgjidhje në lidhje me këtë çështje Pakistani duket se është i vendosur që ti drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ministri i jashtëm, Shah Mehmood Qureshi, ka theksuar se janë të vendosur tashmë që ta çojnë çështjen e Kashmirit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
India që në fillim të gushtit, ka revokuar autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir. Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani. Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore.