Gazetarë që punojnë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit të Kastellorizos për të mbuluar zhvillimet atje, janë kërcënuar nga një website grek. Gazetari i agjensisë Anadolu, Tevfik Durul, dhe fotoreporteri Ayhan Mehmet kishin udhëtuar me avion nga Athina drejt ishullit të Rodit, e më pas drejt Kastelorizos së njohur ndryshe dhe si Meis, kanë marrë tragetin. pak përpara mbërritjes së tyre, website anti-turk Turkikanea.gr kishte publikuar foto të pasaportës së Durul, një kopje e së cilës normalisht duhet të ishte mbajtur sipas mediave turke nga autoritetet greke dhe të mos ndahej me askënd. “ lejojnë spiunë turq të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës MIT të shkojë në ishull? Përse i lanë të shkelin atje? A thua se nuk e dijmë çfarë duan të bëjnë agjentët e MIT. Shpresojmë që autoritetet të bëjnë për këtë rast gjithë çfarë është e nevojshme”, thuhej në shkrim. Pala turke po kërkon tani sqarime sesi përfunduan të dhënat personale të gazetarit në internet. Website-i ka publikuar dhe informacione mbi vendlindjen e Ayhan Mehmetit.
“Përgatituni për luftë me Rusinë”, kreu i forcave të armatosura të Finlandës paralajmëron Europën
Kreu i forcave të armatosura të Finlandës tha se Rusia mund të testojë unitetin e ndërsjellë të NATO-s me një…