Katër të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në perëndim të Ukrainës, duke lënë të vdekur pilotin lokal dhe tre pasagjerë amerikanë në bord.

Policia ka thënë se aeroplani Aerospool WT10 Advantic, është rrëzuar në një shtëpi, në fshatin, Sheparovtsi, në rajonin Ivano-Frankivsk, më 29 korrik.

Të tre pasagjerët kanë qenë hebrenj hasidikë nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë Komuniteti i Hebrenjve në Ukrainë.

Një grua dhe dy fëmijë, që kanë qenë brenda shtëpisë, kanë arritur të ikin pa u lënduar nga rrëzimi, ka thënë policia, raporton Radio Evropa e Lirë.

Leave a Reply