Kërcënimet e Daçiqit për serbët që i zbulojnë varrezat masive të shqiptarëve, reagon ambasadori gjerman

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka rishpërndarë në Twitter artikullin e publikuar në Gazetën Express për reagimin e BE’së karshi deklaratave të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq,i cili ka thënë se serbët nuk duhet të tregojnë për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, raporton Gazeta Express

Rohde ka shkruar se pajtohet plotësisht me reagimin e BE’së lidhur me këtë çështje.

“Pajtohem plotësisht me këtë deklarim të BE’së”, ka shkruar Rohde.

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të Daçiqit se është kundër që serbët të zbulojnë lokacionet e varresave masive të shqiptarëve në Serbi.

“Do të duhej të ishte e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të cilat kanë aspirata për t’u anëtarësuar në BE, se ata do të duhej të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat i mbron dhe avancon BE-ja. Liderët politikë duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano./GazetaExpress/

Leave a Reply