Këshilli Ndërfetar kundër ligjit për Riprodhimin

“Shumë elementë janë të papranueshëm dhe në dëm të shoqërisë”

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë del kundër projekligjit të hedhur për konsultim publik “për shëndetin seksual dhe riprodhues” dhe kërkon rishqyrtimin e tij.

Përmes një letre të hapur drejtuar institucioneve më të larta shtetërore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shpreh shqetësimin për mospërfshirjen e komuniteteve fetare në dëgjesën publike për këtë projektligj.

Sipas tyre, në Shqipëri duhet ndaluar plotësisht mëmësia surrogate, duhet mbrojtur koncepti i familjes me prindër nënë dhe baba, duhet ndaluar sterilizimi si metodë kontraceptive, përveç rasteve kur ka indikacion mjekësor, si dhe duhet rritur ndërgjegjësimi kundër ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë.

“Pas një pune disaditore, kemi paraqitur ankesat dhe rezervat tona. Shumë elementë janë të papranueshëm dhe në dëm të shoqërisë dhe dinjitetit njerëzor. Këshilli Ndërfetar kërkon ndalimin e këtij ligji.”

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë kërkon të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit në fjalë pa pjesëmarrjen e tij në seancat konsultative në Ministrinë e Shëndetësisë, në të kundërt kërkon që ai mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Leave a Reply