Këshilltari i Zelenskyt, gati për dorëheqje pas kritikave

Oleksi Arestoviç, këshilltari i Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, ofroi dorëheqjen dhe kërkoi falje publike pasi u vu në qendër të kritikave për një deklaratë që lidhet me sulmin rus të së shtunës ndaj një pallati në Dnjepër, ku humbën jetën 44 banorë.

Ajo që nuk iu pëlqeu zyrtarëve të tjerë ukrainas ishte fakti që në menjëherë pas sulmit rus, Arestoviç tha në një deklaratë publike se pallati u godit nga një raketë ruse, e cila u godit nga sistemi i mbrojtjes ajrore ukrainase. Deklarata e tij nënkuptonte se ishte sistemi ukrainas që e shtyu raketën ruse të ndërronte trajektore dhe të godiste pallatin.

Zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se deklarata i shërben propagandës së Kremlinit. Sipas tyre, Ukraina nuk ka kapacitet për të zbuluar dhe hedhur raketa ruse të modelit Kh-22 që goditën ndërtesën civile. Arestoviç është i njohur në opinionin publik ndërkombëtar, pasi është aktiv në rrjetet sociale ku informon mbi qëndrimet e qeverisë së Kievit për sulmin rus në Ukrainë.

Leave a Reply