Kështu shitet e blihet drejtësia në Kosovë nga strukturat e nëntokës së krimit të organizuar

Shkruan: Blerim Burjani /

Shteti është në deficit të drejtësisë, pagat marramendëse për gjyqtar dhe prokuror ngjason në blerje të drejtësisë, në SHBA thonë kështu krimi qëndron në mes kuletës dhe shpatës, kjo i bije që ata të cilët kanë bërë krime ekonomike e “blejë drejtësinë”.

Po kuptohet ashiqare se është shumë negativ vendimi i Qeverisë për shuarjen e Task Forcës Anti- Korrupsion në kuadër të policisë së Kosovës, akoma më shumë do të jetë negativ ngase edhe ashtu efekti formal i asaj task-force nuk ka pas asnjë rezultat. Pra rezultati i ka munguar. Deri me tash dhe këto 20 vjet nuk ka pas luftim të korrupsionit të lartë, prapa shumë krimeve ekonomike fshihen njerëz të partive politike që kanë themeluar rrjete kriminale për punë të natyrave të shumta, e që deri tash vetëm persona anonim dhe zyrtar janë prangosur dhe më pastaj janë liruar me aktgjykim lirues ose janë dënuar me kusht.

Leave a Reply