Ditëve në vijim nga KFOR do të bëhen të tjera trajnime dhe stërvitje të planifikuara në mbarë Kosovën.
”Ne jemi këtu për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit. Ne stërvitemi që të jemi gjithmonë të gatshëm. Nëse na shihni ju duhet të ndiheni të sigurtë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Ditë më parë pati reagime nga ana e Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar në lidhje me shfaqjen e ushtarëve shqiptarë në veriun e vendit, por ajo më pas u mësua se ishte pjesë e një stërvitjeje.