Kisha e Shën Gjergjit në Zavorychi të Ukrainës është përfshirë nga flakët pas një sulmi ushtarak rus. Në videot e bërë publike, vihet re çatia e gjelbër e kishës në flakë.
“Ata kanë sulmuar kishën tonë; djemtë mos hyni atje”, dëgjohet të thotë një burrë në video. “Ata kanë shkuar dhe kanë goditur kishën tonë.”
“Bota ruse”, thotë një tjetër.
Në faqen e tyre në internet, Kisha Ortodokse e Ukrainës konfirmoi se kisha ishte në zjarr, duke thënë se famullitarët raportuan se ajo ishte goditur nga sulmet ushtarake ruse.