20,000 vullnetarë të huaj duan t’i bashkohen njësisë speciale për të luftuar forcat ruse

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se ka krijuar një njësi speciale, Legjioni Ndërkombëtar, i cili tanimë ka nisur të kryejë misione luftarake për të kundërshtuar agresionin rus.

“Më shumë se 20,000 vullnetarë dhe veteranë nga 52 vende kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar për të luftuar forcat ruse”, është shprehur Kyrylo Budanov, komandanti i drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë që do të drejtojë këtë legjion.

Budanov shprehu mirënjohjen e tij për luftëtarët dhe tha se ata janë kryesisht me përvojë që kanë marrë pjesë në shumë fushata paqeruajtëse në mbarë botën.

Leave a Reply