OBSH: 9 të vrarë nga sulmet në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë nga 16 sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor në Ukrainë, sipas OBSH-së, por shifra mund të jetë akoma më e lartë.

“Në 7 Mars, OBSH ka verifikuar 16 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë. Këto sulme ndodhën midis 24 Shkurtit dhe 3 Marsit. Më shumë incidente të raportuara janë aktualisht në proces verifikimi. Këto sulme kanë vrarë 9 persona, ndërkohë që 16 janë plagosur. Të paktën 7 prej të plagosurve janë punonjës shëndetësor.

Leave a Reply