Ky proces quhet “KSK Rollover”, dhe në këtë pikë shumë përdorues mund të shikojnë një njoftim “probleme me serverin”.
Për përdoruesit që do të preken nga ky “blackout”, problemet do të shfaqen më 11 Tetor ose 48 orë me vonesë.
Kjo do të ndodhë për shkak se shumë nga serverat që menaxhojnë internetin ruajnë një kopje për dy ditë. Për herë të fundit, ky proces u bë në vitin 2010 dhe ky sistem sigurie i quajtur KSK-2010 nuk do të jetë më i vlefshëm, ndërsa “çelësi i ri i sigurisë” do të quhet KSK-2017.