Kjo nuk është një perime e preferuar për shumicën, por ekspertët pohojnë se është një shpëtim për presionin e lartë të gjakut

Është një burim i shkëlqyer i kaliumit

Për një luftë efektive kundër hipertensionit, është e nevojshme të ndryshohen shprehitë e jetës, në radhë të parë për të korrigjuar dietën, ndërsa spinaqi është një nga ushqimet që ulin presionin e gjakut, transmeton Telegrafi.

Spinaqi është një nga perimet me përmbajtjen më të lartë të proteinave. Është gjithashtu i pasur me minerale të shumta: kalcium, hekur, kalium, magnez, mangan dhe fosfor.

Nga vitaminat, spinaqi përmban vitamina A, C, E, K, vitamina të kompleksit B (B6, B2, B1) dhe acid folik (vitaminë B9). Spinaqi gjithashtu përmban acide yndyrore omega-3.

Kjo super perime forcon tonin e muskujve, ndihmon në humbjen e peshës, përmirëson tretjen dhe jep energji dhe vitalitet. Mbron nga shumë sëmundje, nga problemet e tretjes deri te arteroskleroza.

Nutricionistët ju këshillojnë ta përfshini në menynë tuaj të rregullt, nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut.

Spinaqi është një burim i nitratit inorganik, për të cilin hulumtimet tregojnë se mund të zvogëlojë shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës, pohojnë shkencëtarët nga Klinika Mayo.

Gjithashtu sasi të konsiderueshme të kaliumit ka në patate, domate, fasule dhe portokall. /Telegrafi/

Leave a Reply