Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se Prokuroria Speciale e Hagës ka filluar shantazhet me anë të telefonateve në Kosovë.
Sipas tij, nga kjo prokurori po pyeten njerëzit në Kosovë nëse dikush ka sjellë dosje, përcjellë Klan Kosova.
”Prokuroria Speciale e Hagës e cila është prokurori politike, në mungesë të provave ndaj Gucatit e Haradinajt, ka filluar shantazhet përmes telefonatave nëpër Kosovë duke i pyetur njerëzit a mos iu ka sjellë kush dosje, dosje të cilat iu kanë rrjedhur vet atyre e që do të duhej që hetimi për to të bëhej në Hagë”.