Kocijancic nuk komenton sulmet e Serbisë kundër Platformës së Prishtinës për Dialogun

Zëdhënësja e Mogherinit nuk ka pranuar të komentojë sot qëndrimet e Beogradit kundër Platformës së Dialogut që u miratua të enjten në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka bërë thirrje që të hiqet taksa në mënyrë që përmes dialogut të shkohet drejt marrëveshjes finale.

Ky ishte komenti i saj në pyetje të gazetarit serb të tregon se a konsideron BE goditje dhe ndërprerje të dialogut platformën të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës me qëndrimet kyçe se negociatat duhet të sjellin deri te njohja e ndërsjellët të Kosovës dhe Serbisë, heqjes së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

“Si ndërmjetësues Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e palëve në dialog dhe vetëm me negociata mund të arrihet deri te marrëveshja e cila është në interes të qytetarëve të Kosovës, Serbisë dhe të rajonit”, ka thënë Kocijançiç, shkruan ‘radio kontakt plus’.

Ajo ka shtuar se në nëntor të vitit të kaluar është marrë vendim në Qeverinë e Kosovës të futen taksat në prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili vendim nuk ndihmon në krijimin e kushteve të nevojshme për dialog, prandaj po e përsërisim kërkesën e BE, si edhe të SHBA të cilët po e përkrahin dialogun, që të hiqen këto taksa”.

Leave a Reply