Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth thotë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të nisin bisedimet për çeljen e negociatave.
Përmes një shënimi në Twitter, Roth shprehet se ka ardhur koha që BE të mbajë premtimin, pasi e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane.
“Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, ka shkruar Roth.