Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka dalë në mbështetje të protestës së opozitës.
Kokëdhima është shprehur se, qeveria nuk mund të shpërfillë kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit aktual të votimit, përmes votimit elektronik, ndërsa paralajmëroi se zgjedhjet janë në rrezik për shkak të parave të kanabisit.
“Qeveria nuk duhet të injorojë as protestën e opozitës dhe as zërat e tjerë që kërkojnë një transformim radikal të sistemit zgjedhor. Qeveria duhet të ulet menjëherë me opozitën dhe partitë e tjera, pa kushte dhe me respekt”, tha Kokëdhima gjatë një takimi në Durrës.