Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në. Në Laç do të ketë garë zgjedhore

Më 21 Qershor, në Laç do të ketë garë zgjedhore. Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e KQZ-së, për mosregjistrimin e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Kurbinit, Ilir Pjetraj, çka do ta bënte garën në këtë bashki vetëm me një kandidat.
Kolegji Zgjedhor, i drejtuar nga relatori Ilir Toska dhe anëtarët Valbon Çekrezi, Petrit Ceno, Gjenovefa Gaba dhe Kliton Spahiu, vendosi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta shohë në themel këtë çështje, duke i përcaktuar edhe afatin deri më 30 maj, për të përcaktuar edhe kandidatin e djathtë.

Sipas këtij vendimi, tashmë Partia Demokratike do të mund të propozojë një kandidat tjetër për Kurbinin, pavarësisht nëse ai do jetë Ilir Pjetraj, apo ndonjë person tjetër.

 

Leave a Reply