Kombëtarja mundi 3 – 0 Lihtenshtejnin në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Hungari.
Sylvinho pa 17 lojtarë në këtë sfidë testuese, ndërsa e nisi nga minuta e parë edhe me të rinj në grupin e kuqezinjve si sulmuesi Arbër Hoxha, por edhe disa lojtarëve që qëndrojnë në stol.
Përballë një kundërshtari modest Shqipëria e kërkoi golin që në minutat e para. Armando Broja zhbllokoi rezultatin në të 31’, pasi mori një pasim të saktë nga Nedim Bajrami që kapi në befasi mbrojtjen e Lihtenshtejnit.
Në pjesën e dytë nisën ndryshimet në formacion. Jasir Asani realizoi golin e dytë në minutën e 47’ nga goditja standarde, duke kujtuar ata të shënuar nga distanca në fazën kualifikuese të Europianit.
Goli i tretë u realizua nga Ernest Muçi, i cili zëvendësoi Arbër Hoxhën. Minuta pati edhe për debutuesin Mendon Berisha.
Shqipëria ka edhe një tjetër miqësore të premten ndaj Azerbajxhanit që do ta ndiqni si zakonisht në Klan përfshi të gjitha ndeshjet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik.