Komisioni i Rithemelimit mblidhet tek selia e PD, Berisha: Do të hiqen dyert e blinduara

Komisioni i Rithemelimi të Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje mbrëmjen e së premtes në selinë blu. Në përfundim, Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm në takim, pati një prononcim për mediat.

Ai tha se mes anëtarëve të Komisionit u diskutua për probleme organizimi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Berisha tha se do të hiqen dyert e blinduara dhe se procesi i vendimmarrjeve po ecën mjaft mirë.

Sali Berisha: Nuk kam asgjë të veçantë t’ju them se u morëm vetëm me probleme organizimi, të cilat nuk kanë asnjë interes, as për ju si gazetarë, as për ndjekësit tuaj. Ndaj edhe natën e mirë dhe ju uroj një fundjavë të këndshëm të gjithëve.

Pyetje: Do të hiqen dyert e blinduara?

Sali Berisha: Padiskutim, të gjitha, do të normalizohet çdo gjë.

Pyetje: Kur do të presim vendimmarrje të reja zoti Berisha?

Sali Berisha: Është një proces vendimmarrje në të gjitha nivelet tani, në bazë, kudo dhe po ecën mjaft mirë. Edhe sot, janë marrë vendime për organizimin dhe vazhdimisht për vendime që kanë të bëjnë me strukturat e PD.

Pyetje: Kur ishte kaq e thjeshtë për të hyrë në seli, a mund të ishte shmangur 8 Janari, pra të pritej vendimi i gjykatës?

Sali Berisha: Tani më ktheni ju mua në kohë mbrapa, unë dua të shoh përpara./tvklan.al

Leave a Reply