KSHPK ka dyshime për vepër penale të kryer nga ish-sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski nga neni 359, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal, gjegjësisht marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm.
Në pyetësorin e datës 05.03.2021 Dragi Rashkovski, atëherë sekretar për monitorim dhe përkrahje të institucioneve në realizimin e programit të punës së Qeverisë, ka deklaruar se me kontratë dhuratë bashkëshortja e tij ka blerë veturën e markës “Dodge”, të vitit 2005 në vlerë prej 300 mijë denarë ose rreth pesë mijë euro, pa u deklaruar veçori shtesë për veturën.
Nga dokumentacioni, siç ka deklaruar Goran Trpenoski, anëtar i KSHPK-së, dyshohet për veprime të kundërligjshme të Rashkovskit, me qëllim të marrjes së shpërblimit, në këtë rast – veturës.
Nga MPB-ja janë dorëzuar dy marrëveshje në Antikorrupsion, për blerjen dhe shitjen e automjetit “Dodge” kabriolet të lidhur më 09.11.2020 ndërmjet një kompanie nga Gostivari dhe Igor Hristov dhe një marrëveshje për të njëjtin automjet udhëtarësh e lidhur më 10.02.2021 mes Igor Hristov dhe Veronika Rashkovska, gruaja Dragi Rashkovskit. Nga ana tjetër, kujtoi Trpenoski, Hristov është edhe këshilltar në Qeveri, si dhe një nga të dyshuarit në rastin e Rashkovskit për prokurim të softuerit.
Trpenoski sqaroi se kjo markë e veturës pas kontrollit të tregut, edhe pse e prodhuar në vitin 2005, kushton nga rreth 50 mijë euro e lart, që, siç tha, është dhjetë herë më e lartë se çmimi i shënuar në kontratë.