Nisma që kryeministri Edi Rama e lançoi në samitin e liderve botërorë kundër ekstremizmit për krijimin e Qendrës Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të konkretizohet së shpejti. Ministri, Blendi Klosi, në një konferencë kundër këtij fenomeni theksoi se edukimi është një mundësi për të luftuar ekstremizmin. Në konferencë u vu theksi edhe tek rëndësia e vënies nën kontrollin e Komunitetit Mysliman të të gjitha xhamive në vend.Shqipëria do të ketë së shpejti Qendrën Rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm.Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, gjatë konferencës “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit” të zhvilluar në Universitetin Beder.
Blendi Klosi:Kjo qendër rajonale që do të hapet së shpejti në Shqipëri me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë do të fokusohet tek elementët edukativë, ata të bashkëjetesës fetare. Pra për të punuar me komunitete të ndryshme, për të rrezatuar atë që është unike në Shqipëri, bashkëjetesën fetare.
I pranishëm në takim, ambasadori francez Bernard Fitoussi, vend cili është bërë se fundi objekt i disa sulmeve terroriste, tha se kurrsesi terrorizmi nuk duhet të ngatërrohet me fenë IslameBernard Fitoussi: Të lidhësh arsyet e reagimit të terroristëve me fenë islame është e papranueshme. Lidhja mes islamit dhe terrorizmit është arsyetim budalla dhe i rrezikshëm.
Islami nuk është në themel të terrorizmit. Çështja është tek islamizimi i radikalizimit, pretekst për të justifikuar dhunën. Fakti që kanë para, marketing, nuk kanë lidhje me politikën por duan shkatërrimin e vlerave në mbarë botën.Por duke marrë si shëmbull rekrutimin e disa shqiptarëve për të luftuar në Siri, ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, vuri theksin te kontrolli që duhet të ushtrohet në disa prej xhamive dhe imamëve që predikojnë në to.Mustafaj: Parandalimi është detyra jonë më e madhe si shoqëri po e quaj civile, si njerëz të shkollës apo medias, sepse ata që janë islamizuar në atë masë, janë radikalizuar në atë masë sa janë gati të vënë ata gjerdanët me dinamit në mes, ata janë shumë vështirë të rikuperueshëm.
Konferenca vjen në një kohë që sulmet terroriste janë shpeshtuar, duke shënuar dhjetra viktima.