Negociatat për reformën ne drejtësi rifilluan qe herët mëngjesin e kësaj të enjteje. Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, janë takuar përsëri në zyrën e kryeparlamentarit në kryesinë e Kuvendit. I pari që ka mburritur ne orën 9 ishte kryeministri, i cili është detyruar te prese, deri ne mbërritjen me vone të aleatit te tij Meta. Biseda ka zgjatur një orë e gjysmë dhe është përqendruar tërësisht në hapat që mazhoranca do ndërmarrë mbi reformën më të rëndësishme politike dhe institucionale në vend. Mësohet se gjatë takimit palët kanë përsëritur qëndrimet, e duket se është rënë dakord që Komisionit të Venecias t’i dërgohen dy drafte për ndryshimet kushtetuese, ai i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë dhe i dyti, ai i përpiluar nga ekspertët e zgjedhur nga Ministria së Drejtësisë. Ky variant shikohet si një mundësi qe mospërputhjeve mes palëve ne Tirane, tu jape zgjidhje Venecia. Pas takimit me kryeministrin, në orën 12.30, në zyrën e kreut të Parlamentit, ka mbërritur ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin. Burimet bëjnë me dije se gjatë këtij takimi, zoti Meta ka shprehur qëndrimin se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe për pasojë nevojitet konsensusi politik dhe gjithëpërfshirje. Për kryeparlamentarin, është i rëndësishëm përfshirja e opozitës në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë. Takimet e së enjtes pasojë ato të pasdites së një dite më parë, në zyrën e kreut të qeverisë kanë qenë ambasadorët Lu e Vlahutin për ndërmjetësim në negociatat mes palëve për gjetjen e një kompromisi mbi reformën. Ndërkohë që në mbrëmje kryeministri Rama është takuar në Vilën 30, pranë kryesisë së Kuvendit me aleatin e tij Meta.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


