Konferencat e Mustafa Dautit

Mustafa Daut, nuk po flet më në cilësi të “drejtorit të sektorit për punë të jashtme dhe kontakt me organet e brendshme”, sepse, kështu i kanë thënë punëdhënësit e tij të vërtetë! Njeriu që është larguar nga puna më vitin 2014 për shkak të manipulimeve dhe vjedhjeve në emër të “humanitetit”! Mustafa Dauti, njeriu më kontravers, më i përfolur nëpër media më shumë se çdo kush tjetër, hajni, i pamoralshmi, me një biografi shumë të dyshimtë – ky ta prezantojë BFI-në nëpër “qarqe ndërkombëtare”?

Nga Fatime Ademi

E njoh këtë farë imorali përmes një shoqe time, i di të gjitha idiotizmat e tij, i di të gjitha kapacitetet e tij antinjerëzore, e di tërë pasurinë e tij të paligjshme, e di afërsinë e tij me disa struktura të shërbimeve sekrete të vendit, e di edhe periudhën e tij kur punonte në Strugë e kur fërkohej me narkodilerë e me krminelë të ndryshëm! Ky tani të flasë për islam, për luftën e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar? Të prezantojë nëpër konferenca ndërkombëtare?
Ç’është e vërteta, Mustafa Dauti, nëpër knferenca të tilla është një vullnetar hipokrit i cili realizon programe e projekte të huaja që kanë për qëllim ta stigmatizojnë sa më shumë islamin dhe myslimanët e vendit!
Mustafa Dauti, ky farë sadisti në kufijt e manjakut, të ftohet nëpër konferenca ndërkombëtare është ofendim që i bëhet ulemasë së vendit (nëse ekziston kjo ulema?!), njollosje që i bëhet myslimanëve të vendit dhe, përgjithësisht, fesë islame! Mustafa Dauti nuk ka asgjë të përbashkët me mësimet islame, me parimet islame dhe me njohuritë mbi këtë fe. Sepse, Mustafa Dauti, fenë islame e përdor për përfitime personale si dhe si petk mbi veprimet e tij të poshtra!
Le ta marrim konferencën e fundit të cilën e paska organizuar GIZ-i gjerman dhe ku paska folur pallavra edhe Mustafa Dauti! Çka kërkon në konferenca të tilla Mustafa Dauti përveçse ta legjitimojë stigmatizimin e fesë islame! Pse në këtë konferencë nuk ka pasur përfaqësues nga komunitetet e tjera fetare si dhe nga grupet religjioze? Pse nuk marrin pjesë Kisha, komuniteti i të krishterëve, i herbenjëve, sepse, qëllimi është që të ftohet “ai që e ka mizën nën kapuç”, sepse komunitetet e tjera me forcë e refuzojnë etiketimin e feve të tyre si “burim” të radikalizmit dhe ekstremizmit fetar! Sepse, Mustafa Dauti duhet ta amnistojë tërë atë diskriminim fetar e politik që i bëhet BFI-së, muslimanëve të vendit, të cilët, sipas Mustafa Dautit, janë “burim” i radikalzmit dhe ekstremizmit fetar! Mustafa Dauti nuk është madje as i kalibrit të të ftuarve në debat, sepse, është tullë, është injorant, është falsifikator e blerës i diplomave “akademike”!
Është e kotë edhe mbështetja që ia japin strukturat e caktuara të shërbimeve sekrete duke e imponuar nëpër “konferenca ndërkmbëtare” sa për ta nxjerrur si “kualitet”, sepse të gjithë e dinë se çfarë bilmezi është ai!
Ai është edhe gënjeshtar, madje gjithnjë hedh gënjeshtra spektakulare! Thotë se Medresja jonë po prodhuaka kuadro “të cilët po reflektojnë shumë dobishëm në shoqërinë tonë duke predikuar islamin e pastër si në vend dhe në çdo cep të Botës.”! Thotë se, Bashkësia Fetare Islame qenka “i vetmi institucion që financohet nga burime të pastra që burojnë nga populli musliman brenda vendit dhe nga diaspora.” Financohet nga burimet që burojnë nga populli!!! I vetmi institucion? Po institucionet e tjera fetare, grupet religjioze? Si financohen ato? Pse Mustafa Dauti nuk e ngre këtë si problem por flet për BFI-në, për të cilën komuniteti ndërkombëtar në vend e dinë më mirë se ai të vërtetën dhe nuk bazohen në gënjeshtrat e tij idiotike! Edhe ndërkombëtarët e vendit e dinë se sa shumë ka vjedhur Mustafa Dauti nga ai burim i pastër financiar që vjen nga populli! Të gjithë e dinë se sa ka vjedhur nga ndihmat humanitare. (E ftoj H. Sulejman Rexhepin që, në librin që po e përgatitka për “stafin e tij” që ia nglën thikën pas shpine, ta trajtojë në hollësi edhe hajninë epike që e ka kryer Mustafa Dauti në BFI)! Janë shumë qëndrime dhe levizje ekstremiste e fundamentaliste të komuniteteve të tjera që kanë ushtruar diskriminim e padrejtësi kundër komunitetit mysliman në vend dhe se BFI-ja kurrë nuk e ka ushtruar të kundërtën! Për kriminelë, për radikalistë, për “mercenarë”, janë ministritë e brendshme, janë drejtoritë dhe agjencitë e zbulimit e të kundërzbulimit, të cilat duhet t’i gjurmojnë, t’i kapin dhe t’i burgosin, dhe nuk është për këtë punë BFI-ja!
Mustafa Dauti paska folur edhe “për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të BFI në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, ndërkohë që, kurrë, në asnjë moment, nuk e ofroi një fakt, një aksion, një moment, për ta dëshmuar këtë “rol të jashtëzakonshëm”! Paska nënvizuar se “udhëheqësia aktuale e BFI-së” qenka shumë e pastër dhe e përgatitur në të gjitha nivelet”! E përgatitur edhe në nivel të spiunimi? Edhe në nivel të tadhëtisë? Edhe në nivel të bashkëpunimit me shërbimet sekrete? Edhe në nivel të hajnisë dhe të kriminalitetit? Udheheqësia aktuale që brenda ka Mustafë Dautin dhe shumë bajga të tjera si ky, jo që është katastrofale por, për më keq, është si një kurtizane që tërë natën shet trupin, e në mëngjes mundohet të flasë për moral!
Mustafa Dauti është shembulli tipik i imoralitetit dhe, këtë fakt e dinë të gjithë, madje edhe ndërkombëtarët, të cilët, sa herë që kanë qejf ta shohin se si gënjen BFI-ja dhe në ç’nivel kadrovik është, organizojnë konferenca ku “këndin e rrëfenjëzës” ia jep edhe Mustafa Dautit, sa për ta dëshmuar nivelin e katandisë ku ka rënë BFI-ja! Ky është qëllimi dhe jo rast për “intektualitet” të Mustafa Dautit e për “lajm” në paçavrën zyrtare të BFI-së sa për ta ngushëlluar se, ja, ka kush shkruan mirë edhe përkundër shkrimeve që zbardhin tërë opusin imoral të Mustafa Dautit, “drejtorit për marëdhënie me jasht si dhe për kontakt me organet e brendshme”! Pse a paska organe të brendshme Mustafa Dauti?!

Leave a Reply