Një deputeteje të Kongresit të SHBA i është grabitur me armë makina dhe zotërimet personale dje në mes të ditës në qytetin e Filadelfias.
Mbrëmë vonë makina e Mary Gay Scanlon u gjet rreth 70 km larg vendngjarjes në Delaware, me të pestë të dyshuarit brenda, njoftonte policia.
Mes sendeve personale të grabitura ishin telefoni shtetëror i punës dhe karta e identitetit të Scanlon. Vetë kongresmenia demokrate nuk ishte plagosur, njoftonte zyra e saj.
Ashtu si shumë qytete të tjera amerikane edhe Philadelphia ka pasur një rritje të krimit të dhunshëm vitin e kluar.
Kryebashkiaku demokrat Jim Kenney, e quajti grabitjen e ndoshur në 14:45 të pasdites “revoltuese”.
Ai shtoi se të dyshuarit po merren në pyetje por nuk janë publikuar detaje të tjera prej hetimeve ne vijim.
Dy sulmues meshkuj kishin shënjestruar zonjën Scanlon teksa ecte në parking drejt makinës së saj tip Acura MDX.
Më pas ishte afruar një mjet fuoristradë në gjyrë të errët nga e cila dolën dy individë të aramtosur që i kërkuan asaj çelësat dhe zotërimet personale.
“Ajo është rritur në Filadelfia dhe e dinte se nuk do e gjent gjë!” komentonte kolegu demokrat i kongresmenes, Brendan Boyle. Dhe në fakt pas marrjes së atyre që kërkonin, grabitësit ishin larguar.
Filadelfia ka pësuar një rritje prej 80% të rrëmbiumeve të makinave në krahasim me vitin 2021, sipas rrjetit CBS News.
Grabitja e zonjës Scanlon, e cila ka hyrë në Kongres në 2018, vjen vetëm 24 orë pas grabitjes me armë të makinës së një tjetër kongresmeneje në qytetin Chicago.
Senatorja demokrate e Illinois Kimberly Lightford, ishte me bashkëshortin kur sulmues të armatosur i morën fuoristradën Mercedes mbrëmjen e të martës, tha policia.