Qeveria ndan 4.5 milionë euro për faturat e rrymës të pensionistëve dhe familjeve në asistencë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, për të mbuluar vlerën e pagesës së faturave të energjisë elektrike.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“4.5 milionë euro tjera do të ndahen në kuadër të masës 3.2 (mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale), kjo shumë do të ndahet për të mbuluar pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë”, është shprehur Murati.

Leave a Reply