Aksident masiv trafiku në Wisconsin: Përplasën 100 vetura, kamionët në flakë

Në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, ka ndodhur një aksident trafiku masiv përgjatë një autostrade.

Një përplasje mes 100 automjeteve, duke përfshirë edhe kamionë, ka ndodhur në qarkun Jackson.

Disa kamionë kanë marr flakë dhe shumë vetura gjenden nën rimorkiot e automjeteve të tjera.

Policia e shtetit si dhe autoambulanca nuk kanë mundur të japin informacion për të lënduarit, por kanë bërë të ditur se rruga është e bllokuar, ndërsa kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin këtë rrugë.

Paralajmërimi ka ardhur mëngjesin e sotëm, gjatë të cilit kanë deklaruar se këtë herë është mjaft i rrëshqitshëm dhe i rrezikshëm për t’u përdorur për shkak të shiut të akullt që binte gjatë gjithë kohës.

Pas aksidentit masiv të trafikut, policia njoftoi për mosfunksionalitetin e rrugës I94.

Leave a Reply