Menaxherja e pakujdesshme që postoi përpara fluturimit për në Afrikën e Jugut një batutë raciste, sapo avioni mbërriti në tokë e gjeti veten të pushuar nga puna.
Për aq sa ka mbetur nga aftësia jonë për të qenë të vëmendshëm, për ta mbajtur peng edhe aq sa ka mbetur, konkurrojnë platformat gjigante Google, Facebook, Amazon dhe Apple.
Programi i kontrollit social, nismë e presidentit kinez Xi Jinping, më kapilari i historisë njerëzore, me çdo qytetar që merr pikë për sjelljen e tij në rrjetet sociale, përfshirë në të ardhmen njohjen e fytyrës, konfirmon sesi dominimi shtetëror, jo vetëm ekonomik, mbi vëmendjen e individëve është kontrata sociale e shekullit të XXI-të.
Këtyre temave u ka dedikuar një pamflet të shkurter Beniamino Pagliaro, gazetar “digjital” që me titullin “Kujdes! Të kuptosh ekonominë digjitale mund të të ndryshojë jetën”, ekzaminon për lexuesin kompeticionin që ndodh para syve tanë, në fushën kryesore të betejës së kësaj kohe.
Pagliaro flet për algoritme, filtra që përzgjedhin kërkimet tona, duke na orientuar që nga restoranti më i afërt se ku ta konsumojmë vaktin, deri në momentin kur algoritmet të përcaktojnë nëse do të arrijmë dot të gjejmë një vend pune, një kredi dhe ndoshta nesër edhe asistencë mjekësore.
Por, duhet theksuar se në fund të fundit, algoritmet nuk janë veçse opinione të shprehura në kod informatik, parashikime dhe analiza, ekzaktësisht me subjektivitetin e një opinioni në gazetë dhe, si të tillë janë të dhëna të rishikueshme, të debatueshme dhe të polemizueshme.