Lëshimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta mes SHBA-së dhe Seulit
Hedhja e raketës më të madhe balistike ndërkontinentale Hwasong-17 nga Pheniani është dënuar nga shumë vende të botës si cënim i sigurisë. Koreja e Veriut ka konfirmuar se ky veprim demostron një qëndrim të ashpër ndaj stërvitjeve ushtarake të vazhdueshme SHBA-Koreja e Jugut. Fotot e publikuara nga media e qeverisë së vendit treguan Kim Jong Un duke parë lëshimin e raketës së bashku me vajzën e tij.
Kjo ndodhi disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të fluturonte në Tokio për një samit që diskutonte mënyrat për t’iu kundërvënë veriut të armatosur me armë bërthamore.
“Lëshimi i raketës strategjike shërben si një rast për t’i dhënë një paralajmërim më të fortë armiqve që përshkallëzojnë me dashje tensionin në gadishullin Korean, ndërsa vazhdimisht përdorin kërcënime të papërgjegjshme,” tha Agjencia Shtetërore e Lajmeve Koreano-Veriore.
Raketat balistike të Veriut janë të ndaluara sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kim akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për rritjen e tensioneve me stërvitjet ushtarake. Ndersa Hwasong-17 është raketa që ka rrezen më të madhe për të goditur objektiva kudo në Shtetet e Bashkuara. Raketa u lëshua nga aeroporti i Phenianit dhe udhëtoi deri në një lartësi maksimale prej 6,045 km dhe fluturoi në një distancë prej 1,000 km përpara se të binte në det të hapur.