Parisi në flakë nga protestat për rritjen e moshës së pensionit

Kryeministrja anashkalon Parlamentin, miraton reformën pa votim

Parizienët u vunë flakën rrugëve të qendrës së kryeqytetit francez, pasi qeveria anashkaloi parlamentin dhe miratoi pa votim reformën e pensionit.

Protestues të indinjuar iu vunë flakën automjeteve, kazanëve të mbeturinave dhe objekteve të tjera që gjetën përpara, duke i shndërruar ato në barrikada të zjarrta kundër policisë.

Dhjetëra mijëra njerëz sulmuan me fishekzjarrë, gurë e sende të tjera të forta, njësitë speciale të policisë në sheshin “Plas dë la Konkord”, aty ku më shumë se dy shekuj më parë shpërtheu Revolucioni Francez.

Më herët gjatë të enjtes, Kryeministrja Elizabet Born aktivizoi pikën 3 të nenit 49, që lejoi miratimin e rritjes me dy vite në 64 vjeç të moshës së daljes në pension, duke anashkaluar votimin në Parlament.

Projektligji i hartuar nga partia e Presidentit Macron rrezikonte të mos arrinte shumicën e nevojshme për miratim. Pas këtij vendimi, radikalët e djahtë paralajmëruan një mocion të rrallë mosbesimi ndaj presidentit, ndërsa të majtët e konsideruan Macronin, ilegjitim.

Leave a Reply