Kosova kthen nxënësit në shkollë/ Hapen restorantet dhe qendrat tregtare

Nga dita e hënë, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë do të kthehen në bankat e shkollës. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke shtuar se rikthimi do të bëhet në përputhje me rekomandimet për ruajtjen e distancës dhe higjienës.

Ndërkohë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se do të hapen edhe restorantet si dhe qendrat tregtare.

Por, sektori i hotelerisë dhe turizmit e konsideron të padrejtë vendimin për të mos lejuar ende zhvillimin e dasmave dhe kërkon nga qeveria që të lejojnë të paktën 200 persona në sallë.

 

HYSEN SOGOJEVA

KRYETAR, DHOMA E HOTELERI TURIZMIT

“Nëse është e lejuar 10 metra katror katër klient në çfarë do restoranti ose çfarë do salle e mbyllur apo e hapur, pse mos të lejohen edhe për 10 metër katror për katër klientë për sallat e dasmave. Kështu që ne nuk kemi kërkuar diçka më shumë, diku rreth 150, maksimumi 200 veta. 200 veta deri në 1 mijë metra katror.”

 

AFRIM MUQIQI

KENGETAR

“I vetmi sektor që është anashkaluar janë sallat e dasmave, të cilat po hyjnë në ditë e 500 e nuk e kanë hapur derën. Ne e theksuam që në fillim, nuk ka qershor e korrik, ose do të hapen të hënën të gjitha, ose do të mbyllën të hënën të gjitha”.

Në takimin me pronarët e restoranteve pati edhe akuza për standarde të dyfishta nga

SHKELZEN JETISHI

PRONAR

“Mbyllja e fundit edhe më e pa drejt, na mbylli neve këtu, ndërsa kufiri me Shqipërinë është lënë hapur ku kanë shkuar afër 30 mijë persona. E dimë që edhe në Shqipëri ka raste, prej atyre 30 mijë personave, lutem që jo, por 3-4 mijë e kanë marrë virusin”.

Prej tre javësh tashmë, në Kosovë ka nisur vaksinimi i popullsisë me 24 mijë doza të siguruara nga kompania anglo-suedeze, Astrazeneca përmes programit COVAX.

Leave a Reply