Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja destinacionet më të preferuara
Shqipëria ka regjistruar shifrat të larta gjatë ditëve të fundit me COVID-19, e megjithatë kjo nuk i ka stepur pushuesit kosovarë që t’i drejtohen bregdetit shqiptar.
Në doganën e Morinës është regjistruar numri më i lartë i makinave që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, rreth 8 mijë.
Pjesa më e madhe e pushuesve e kalojnë fundjavën në Durrës, Shëngjin, Dhërmi e Velipojë. Fluksi i lartë i automjeteve ka bërë që të ketë edhe trafik të rënduar në të dyja anët e kufirit me Kosovën.