Kosovë, përgjegjësinë për djegien e veturave e merr një grup

Grupacioni i Qytetarëve Anonim ka marrë përsipër vënien e zjarrit për katër veturat zyrtare mbrëmë gjatë orëve të vona, në katër qytete të ndryshme të Kosovës, Gjilan, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.

Në një njoftim për media ky grup shprehet se situata në Kosovë është përkeqësuar tej mase, sipas tyre, si pasojë e Qeverisë së ish punëtorit të regjimit të Rrahman Morinës, Isa Mustafa dhe të kriminelit Hashim Thaçi.“Kjo Qeveri kolaboracioniste me armikun, ka arrestuar dhe po e mban në burg të sigurisë së lartë Albin Kurtin dhe po i përndjek opozitën e po i burgos djemtë ma të mirë të kombit. Strukturat paralele që e kaë okupuar tokën e Kosovës, Qeveria nuk guxon me i luftu, kurse deputetët që po e mbrojnë atdheun me dinjitet po i ndjek sikur dikur regjimi jugosllav” thuhet në këtë njoftim, transmeton Klan Kosova.Ata janë shprehur se nuk do të heshtin edhe më tutje nëse kjo Qeveri provon me sjell në Kosovë, Serbinë dhe Malin e Zi.Më poshtë mund ta shihni origjinalin e komunikatës të shkruar me shumë gabime gjuhësore:

K O M U N I K A T

Situata në Kosovë ëesht përkeqsuar tej mase si pasoj e qeveris se ish puntorit te regjimit te Rrahman Morines IsaMustafa , dhe të kriminelit Hashim Thaqi.Kjo qeveri kolaboracioniste me armikun, ka arrestu dhe po e mban ne burg te siguries se larte Albin Kurtin dhe po i perndjek opoziten e po i burgos djemt ma te mire te kombit. Strukturat paralele qe e kan okupuar token e Kosoves qeverija nuk guxon me i luftu, kurse deputett qe po e mbrojn atdheun me dinjitet po i ndjek sikur dikur regjimi jugosllav.Grupacioni i Qytetarve anonim ne oret e vona te mbrejmes se te shtunes ka kryer me sukses nje seri aksionesh kunder makinave qeveritare, neper disa vende te Kosoves si ne Gjilan, Pej, Prizren dhe Mitrovic.

Ne nuk dot e heshtim edhe ma tutje, nese kjo qeveri provon me pru ne kosove Serbin dhe Malin e zi.

Grupacioni i Qytetarve anonim

Leave a Reply