Kovaçevski refuzon zgjedhjet e parakohshme

“Do të mbahen në momentin që përcakton Kushtetuta” 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski refuzon sërish kërkesën e opozitës që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen pranverën e ardhshme.

Kreu i qeverisë është i vendosur që të mos lëshojë pe në këtë drejtim, duke theksuar se zgjedhjet do të mbahen në afatin që përcakton Kushtetuta.

Dimitar Kovaçevski: Data e zgjedhjeve duhet të dakordohet me të gjitha partitë në Kuvend, duke pasur parasysh detyrimet kushtetuese dhe ligjore dhe mandatin e funksionarëve në Kuvend dhe të kryetarit të shtetit.

Kovaçevski është i bindur se fronti evropian do të fitojë, ndërsa mohoi që në koalicionin qeverisës të ketë mosmarrëveshje.

Dimitar Kovaçevski: Çështja e vetme për të cilën e dimë se do të ketë sukses në shtetin tonë është ardhmëria evropiane e shtetit, sepse gjithçka tjetër janë alternativa dhe skenarë të cilat nuk kanë asnjë bazë reale.

Të martën ishte ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ai që i bëri një ofertë opozitës për të votuar fillimisht ndryshimet kushtetuese dhe më pas për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Leave a Reply