Sergey Kovalev i ka mbijetuar një trembjeje në rundin e tetë dhe e ka nokautuar britanikun Anthony Yarde për ta mbrojtur titullin WBO në kategorinë e lehtë në një meç dërrmues.
Rusi Kovalev e dominoi meçin në fillim, i cili u zhvilluar në qytetin e lindjes së tij Chelyabinsk, por gati sa nuk u mposht në rundin e tetë kur u gjend nën sulm të pandërprerë nga britaniku.
Yarde ishte buzë lavdisë por kampionet e dinë sesi të dalin nga situatat e vështirë.
Edhe pse i dërrmuar, Kovalev u kundërpërgjigj shumë mirë dhe e nokautoi Yarden në rundin e 11-të.
Kështu, rusi e mbrojti titullin e botës në kategorinë WBO.
Për britanikun kjo ishte mundësia e parë për të luftuar për tillin e botës.