Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Elbasanit Enkelejda Millonai njëkohësisht edhe kandidate për SPAK.
Millonai doli dje para komisionit të Pavarur të kualifikimit, në një seancë dëgjimore. Enkeleda Millonai, gjithashtu kandidate për SPAK, është vlerësuar në 43 kriteret e përcaktuar nga Vettingu.
Sipas raportit te ILDKPKI, deklarimi i prokurores është i saktë, ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
Sipas një raporti të DSIK, drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit është e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, edhe ne aspektin e aftësive profesionale, vlerësimi ka qenë pozitiv.