Merkel Presidente e Këshillit Europian? “Financial Times”: Me shumë mundësi!

Fërkime midis kancelares Merkel dhe presidentit Macron për vendet kyçe në BE, është ky titulli i artikullit të botuar në gazetën e përditshme ndërkombëtare me seli në Londër, ”Financial Times”, artikull i cili trajton tensionet midis dy kryeqyteteve, tensione që komplikojnë zgjedhjen e pesë emrave që do të jenë në krye të institucioneve europiane gjatë pesë viteve të ardhshme.

Për ”Financial Times”: “fërkimi franko-gjerman është parathënie e një marrëveshje të mundshme mes dy figurave kryesore të politikës europiane mbi udhëheqjen e ardhshme të BE-së ose shenjë se si mosmarrëveshjet mund të helmojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve”.

Sipas të përditshmes, në tavolinë ka disa opsione që mund të “thyejnë bllokimin”. Midis tyre është opsioni që sheh “progresistët e Macronit të marrin Komisionin Europian, për herë të parë që nga vitet 1990 , ndërsa Berlini do të kënaqet me poste të tjera, duke përfshirë edhe Bankën Qëndrore Europiane”. Në këtë kontekst, liberalja daneze Margrethe Vestager, shihet si një “kompromis i vlefshëm”. Një tjetër alternativë për kompromis është se Gjermania dëshiron të mbajë kreun e Komisionin Europian ndërsa Macron dhe aleatët e grupimit Liberal të mbajnë postet e tjera, në këtë mënyrë, një francez mund të kthehet në drejtimin e Bankës Qëndrore Europiane.

Po sipas ”Financial Times”, një tjetër kompromis, që duket dhe më i besueshmi, do të ishte emërimi i Merkelit si presidente të Këshillit Europian.

Leave a Reply