Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterie Luzi, një ditë pas procesit të votimitapeloi ndaj forcave politike që të marrin masat e duhura për të emëruar komisionerët në Vendet e Numërimit të Votave (VNV).
“Prioritare kemi numërimin e kutive të votimit dhe ky proces nuk mundet të pengohet dhe as të bllokohet. Nuk ka kuptim ta lëmë procesin pa komisionerë dhe kjo nuk duhet të ishte lënë për sot”, tha znj. Luzi, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së.
Apeli i kryetares së KQZ-së erdhi pas shqetësimit të shprehur nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, i cili u ankua për vonesat në numërim, ku veçohet Qarku i Shkodrës, pasi komisionerët e VNV-ve, të emëruar nga PD nuk i përmbushin kriteret ligjore.