Vazhdon numërimi në Tiranë, Veliaj kryeson me mbi 33 mijë vota

Kanë mbetur edhe 190 kuti për t’u numëruar për Bashkinë e Tiranës, dhe kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj ruan trendin e thellimit të avantazhit ndaj kandidatit të APPD-së, Halim Kosova.

Veliaj numëron rreth 124 mijë vota, ndërsa Kosova rreth 90 mijë vota.

Procesi i numërimit vazhdon normalisht, ndonëse me ritme disi të ngadalta.

Më shumë se 12 mijë vota kanë shkuar në kryeqytet për Gjergj Bojaxhi, kandidatin e pavarur. E përkthyer në përqindje, Bojaxhi ka siguruar deri më tani mbështetjen e 5.27 për qind të qytetarëve që kanë votuar.

Leave a Reply