Kreu i OBSH: Ja sa pritet të shkojë javën e ardhshme totali i rasteve të reja me Covid 19

Fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut shiheshin si muajt kur bota do rikthehej disi në normalitetet, duke lehtësuar edhe masat e izolimit. Por siç duket me shtimin e rasteve të reja parashikimet e muajit mars, kur asokohe Covid-19 shënoi edhe kulmin duket se nuk po rezultojnë të sakta.

Prej të paktën dy javësh shifrat e rasteve të reja në dhjetëra shtete të prekura nga virusi duket se po përballen sërish me një “lu ftë” të ash për ndaj Covid-19.

Ndërkohë së fundmi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom u shpreh se parashikon që numri i rasteve me COVID-19 në mbarë globin, i cili tani është mbi 9.5 milionë, mund të shkojë në 10 milionë javën e ardhshme.

Ndër të tjera kreu i OBSH deklaroi se shkalla e infektimeve të reja po ecën me hapa të shpejtë. “Në muajt e parë të shfaqjes së virusit, u raportuan më pak se 10 mijë raste nga OBSH. Në muajin e fundit, janë raportuar rreth 4 milionë raste. Presim që kjo shifër të shkojë në 10 milionë brenda javës së ardhshme.”-tha Adhanom.

Leave a Reply