Kreu i opozitës Lulzim Basha reagon për qeverinë e re: Ortaku i tomdoshëve nuk mund të gënjejë shqiptarët për masakrën e 25 Prillit

Menjëherë pas prezantimit të emrave që do të përbëjnë qeverinë Rama 3, ka ardhur dhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha. Në një deklaratë, kryeopozitari thotë se “ortaku i tomdoshëve nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore të 25 Prillit”.

Shkatërruesi i bashkëjetesës demokratike, ortaku i tomdoshëve dhe aqifrakipëve, autori i kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, varfërimit dhe shpopullimit të Shqipërisë, mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore. Që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR, me blerje masive votash, presion ndaj votuesve, shkrirjen në një të partisë me pushtetin, shpërdorimit të aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, rritje të punësimit fiktiv në administratën publike,  presione mbi administratën, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave personale për të ushtruar presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, përdorim të grupeve kriminale”.

Basha thotë se Partia Demokratike ka bërë qindra padi për masakrën krime zgjedhore dhe sipas tij Drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të familjeve shqiptare

“Për të gjitha këto shkelje, Partia Demokratike ka depozituar qindra padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krime zgjedhorePërballë fakteve të patjetërsueshme, drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të çdo familjeje shqiptare. Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë!”, shprehet Basha.

Leave a Reply