Kreu i PD së Vlorës pas takimit të Bashës: Do shkoj te Kuvendi i Berishës

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj ka sqaruar edhe përpara medieve kundërshtitë e tij pas mbledhjes së krerëve të degëve në rrethe me Lulzim Bashën në selinë blu. Deromemaj tha se nuk ishte ndier i kërcënuar nga Basha, por është i bindur se Kuvendi që kanë thirrur anëtarët është mbi atë që ka thirrur kryesia.

“Mbledhja u zhvillua në lidhje me Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD për datën 18 dhjetor. Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo sepse vendimi i delegatëve prevalon mbi çdo lloj strukturë tjetër organizative në PD.

Nuk jemi kërcënuar, por kryetari na tha se mund ta ushtrojë të drejtën e tij për të marrë masa për çdokënd që nuk do të zbatojë porositë apo vendimet e Kryesisë. Nëse përjashtimi im i mundshëm apo kolegëve të mi do të sjellë të mirën e PD-së, le të bëhet. Unë do shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët, që punojnë në degët tona”, – deklaroi Deromemaj. 


Leave a Reply