“Rama është një frikacak, Rama ka frikë nga e vërteta, Rama vdes nga frika e popullit. Sot ai parlament tregoi që është parlamenti i drogës dhe Habilajve që helmojnë fëmijët tanë. Sot ai parlament më shumë se kurrë tregon se është peng i krimit të organizuar dhe peng i trafikut ndërkombëtar. Sot ai parlament më shumë se kurrë tregon se këto policë i ka tradhëtuar në aksionet kundër krimit. Sot ai parlament tregon se tradhëtia që i bëjnë policisë nuk ka më limit. Sot ai parlament tregon se atyre nuk ju dhimbsen shqiptarët. Sot ai Parlament tregon edhe njëherë se ka marrë fund.Sot ne ju thirrëm për të na dhënë forcë në atë sallë. Sot ne kërkuam që të jeni pranë nesh, por ne sot do të jemi me ju për të mos lejuar ata karrigë të blera me paratë e drogës të dhunojnë shqiptarët”, tha Kryemadhi.
Opozita proteston me molotov drejt Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës, Berisha: Qeveri teknike
Opozita protestoi mbrëmjen e së enjtes (11 Korrik 2024) për rreth 3 orë kundër Qeverisë Rama. Protesta që ishte lajmëruar…